Tashmë i mbetet të luftojë për të ruajtur pozicionin në renditjen e Serie A. Inter është në vend të 4, por rrezikon ta humbë edhe zonën Champions për zezonin e ardhshëm.

Zikaltrit një natë më parë u eliminuan nga Europa League. Eintracht Frankfurt shkoi në çerekfinale duke e nisur mjaft mirë sfidën e luajtur në San Siro. Vetëm pas 5 minutave gjermanët gjetën rrugën e rrjetës.

Skuadra mike ushtroi presion edhe në pjesën e dytë, por ishte portieri i Inter që ndali gola të sigurt. Tashmë Interin e pret një detyrë ende më e vështirë. Të kthehet në rrugën e fitores në derbi me Milanin.

Ndërkohë Arsenal arriti të përmbyste humbjen 3-1 në ndeshjen e parë kundër francezëve të Rene. Londinezët triumfuan 3-0 në Emirates Stadium dhe siguruan kalimin në çerekfinale. Edhe Chelsea nuk e pati të vështirë kualifikimin pas fitores 5-0 përballë Dinamos së Kievit.

Blutë kishin fituar edhe ndeshjen e parë në shifrat 3-0. Mbeti jashtë kompeticionit Sevilla. Spanjollët u eliminuan pas kohës shtesë nga Slavia Pragë.

Tv Klan