Inter është kthyer në grupet e Champions League pas 7 vitesh mungesë. Skuadra e Spalleti e mbylli në vendin e katërt pas fitores 3 – 2 në përballjen direkte me Lazio në javën e fundit të kampionatit.
Një sukses me përmbysje për zikaltërit që në minutat e fundit ishin me një lojtar, më shumë për shkak se Lulic mori karton të kuq. Inter i bashkohet Juventus, Napoli dhe Roma.
Për Lazio mbeten grupet e Europa League, një ngushëllim i vogël, pasi kërkohej me ngulm Champions.
Në fazën e grupeve të Europa League është kualifikuar edhe Milan. Ekipi i Gattuso fitoi me rezultatin 5 – 1 me Fiorentina.
Në turet kualifikuese do ta nisë Atalanta e Etrit Berishës që humbi me rezultatin 1 – 0 takimin me Cagliari. Napoli mundi me rezultatin 2 – 1 Cortone e Arlind Ajetit që zbret në Serie B.
Tv Klan