Interes për vaksinën nga studentët dhe pedagogët


Interes për vaksinën nga studentët dhe pedagogët

15:30 12/09/2021

Pfizer, vaksina më e kërkuar nga shqiptarët

Me afrimin e vitit të ri akademik, janë shtuar kërkesat e studentëve dhe pedagogëve për marrjen e vaksinave anti – covid, një kusht i detyrueshëm për të hyrë në auditore. Në pikat e vaksinimit në kryeqytet gjen të tillë edhe të dielën.

“Futem në vit të parë! Mbase do ta bëja edhe më vonë po duke qenë se duhet bërë atëhere mendova ta kryej që tani si proçes. Zgjodha AstraZeneca”.

Rritja e interesit nga grupmoshat e reja pranohet edhe nga mjekja Eliverta Kanina.

“Vijnë nga të gjitha grupmoshat, por pjesa më e madhe e tyre janë të rinj, studentë, pedagogë apo nga stafet mësimore. Kjo edhe sepse tashmë e kanë të detyrueshme”.

Sipas saj, Pfizer është vaksia më e kërkuar e momentit.

“Pfizer mbetet vaksina më e kërkuar, megjithatë edhe AstraZeneca apo Coronavac kanë goxha kërkesa. Është me zgjedhjen e lirë të qytetarëve”.

Deri tani në Shqipëri janë kryer në total rreth 1,6 milionë doza të vaksinës anti –  COVID. Prej tyre mbi 700 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.

Tv Klan








Të ngjashme