Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur që filloi në Shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në Drenicë deri në Qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmë ajrore nga NATO dhe mbështetje nga ushtria shqiptare. Pas nisjes së bombardimeve u krijua edhe qeveria e përkohshme Kosovës, me në krye Hashim Haçin. Zyrat e qeverisë më 1999-ën ishin të vendosura në Dhomën e Tregtisë në Kosovë nga ku kryeministri Thaçi ka dhënë edhe një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu më 07 korrik 1999.

Gjatë intervistës Thaçi foli për raportet e Kosovës me ndërkombëtarët dhe zhvillimet politike në vend.

“Qeveria e Kosovës është duke kryer detyrën në përputhshmëri me kushtet dhe rrethanat me ndërgjegjësim të lartë. Qeveria është duke bashkëpunuar ngushtë me administratën civile ndërkombëtare me të cilin po bashkërendisim punët. Jemi vendosur në Prishtinë prej 10 ditësh. Kemi një shtrirje horizontale dhe vertikale të qeverisjes në të gjitha komunat e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen për transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në strukturë politike. Faza e parë e transformimit ka përfunduar dhe së shpejti do të ketë transformim të UÇK-s. Ne do t’i përgjigjemi çfarëdolloj situate. Ne do të ndërtojmë një forcë politike që t’i bashkojë njerëzit dhe jo që t’i ndajë. Beteja për jetën e re për të ardhmen e Kosovës nuk është betejë e një spektri të caktuar politik, por betejë e të gjithë atyre që luftuan dhe derdhën gjak dhe këtë ne do ta respektojmë”,

tha Thaçi.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012