Blendi Fevziu: Zoti Ambasador, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në studion e Opinion.

Fabrizio Bucci: Mirëmbrëma dhe faleminderit për ftesën.

Prej sa kohësh ndodheni në Shqipëri?

Ndodhem në Shqipëri prej janarit të vitit të kaluar, pra, pak a shumë 13 – 14 muaj.

Pra, në një moment jo shumë të përshtatshëm për shkak të pandemisë e të kësaj gjendjeje në të cilën ndodhet e gjithë bota.

Po, kam ardhur në një epokë historike ndryshe në fakt…

Ardhja juaj në janar të vitit 2020, normalisht, ishte e para herë në Shqipëri apo keni qenë edhe më parë këtu?

Kisha qenë në Shqipëri një vit më parë, në prill të vitit 2019, sepse, para se të vija në Shqipëri kam mbajtur pozicionin e Drejtorit për Integrimin Evropian…

Pra nuk ishit emëruar ende Ambasador…

Jo, jam emëruar Ambasador në Shqipëri në Gusht të vitit 2019.

Pra në vitin 2019 bëhej fjalë vetëm për një vizitë…

Ishte një vizitë pune…

Por ju keni qenë në Shqipëri edhe në fillimet e demokracisë, të themi, pas rënies së komunizmit.

Po, kam ardhur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992, mars 1992…

1992…teksa zhvillohej operacioni “Pelikan”…

Saktë…

Që kishte të bënte me shpërndarjen e ndihmave humanitare italiane…

Po, kam ardhur këtu në 1992…

Çfarë bënit atëherë?

Isha një diplomat i ri, sapo isha bërë pjesë e Ministrisë…

Po…

Dhe Ministri ynë i atëhershëm i Jashtëm na dërgoi në Shqipëri të ndiqnim nga afër këtë operacion të madh e të rëndësishëm italian në një Vend vëlla …

Ishte Gianni De Michelis në atë kohë në mos gaboj…

Ishte Gianni De Michelis ishin muajt e fundit të republikës së parë. Dhe erdha këtu, së bashku me kolegët e mi, të shikoja këtë operacion, operacionin “Pelikan”…

Vetëm për mbikëqyrje…të themi…vetëm për të parë …

Për të parë atë që ne si Itali bënim këtu dhe…

Cila qe përshtypja që patët nga Shqipëria e vitit 1992?

Përshtypje shumë e fortë sepse…

Në ç’kuptim?

Mbërritëm me avion në aeroportin e Tiranës dhe, nga Tiranë në Durrës ku ndodhej selia e operacionit “Pelikan”…

Ishte ndoshta avioni i vetëm në atë kohë…

Saktë…avioni i vetëm në pistë… dhe nga Aeroporti i Tiranës në Durrës shkuam me helikopter…

Pse?

Sepse rrugët ishin aq të dëmtuara sa do të na ishin dashur kohë t’i përshkonim…

Po…

Pra, mbërritëm në Durrës ku ishte edhe selia e …

E operacionit “Pelikan”…

Dhe aty takuam ushtarakët italianë, takuam edhe miqtë shqiptarë që punonin bashkë me trupat italiane, me ushtarakët italianë që ishin atje dhe, më pas, pas Durrësit u kthyem në Tiranë…dhe…ruaj në mendje ato pamje të Tiranës së asaj kohe, të sheshit Skënderbej ku shikoje shumë pak makina, ishte plot njerëz…

Që ecnin nëpër rrugë…

Që ecnin nëpër rrugë…dikush me biçikletë…disa të ulur nëpër trotuare… ishte një qytet gri … shumë ndryshe dhe nuk e prisja një qytet të tillë 60 milje larg brigjeve italiane…

Po, kjo është çështja … ishte një realitet tjetër…absolutisht tjetër…që nuk ishte parë ndonjëherë në vendet e tjera…

Ishte shumë ndryshe…ishte shumë ndryshe sepse nuk e prisja të shikoja një vend … dukej sikur i përkiste një bote tjetër krahasuar me pjesën tjetër të Evropës…

A e mban mend çfarë mendove në ato momente për Shqipërinë?

Pashë këtë vend…sigurisht, kisha studiuar historinë … e njihja Shqipërinë duke qenë se kisha lexuar për të në libra, kisha edhe miq me origjinë shqiptare, por të shohësh një realitet kaq të fortë, kaq të ndryshëm, të një vendi që duket si i dalë nga lufta dhe vura re se sa e nevojshme ishte ta mbështesje Shqipërinë, t’i qëndroje afër Shqipërisë dhe ta ndihmoje siç ishim duke vepruar, në ato momente, me operacionin “Pelikan”.

Duke u kthyer 27 vite më pas, ç’përshtypje patët? Gjithmonë këtë përshtypje të fortë…?

M’u duk sikur u ktheva në një vend tjetër… M’u duk sikur u ula në një planet tjetër… nuk e njoha…

Në krahasim me atë vend të 30 viteve më parë…

Tjetër botë… mbërrita në Tiranë … në prill të vitit 2019, vërtet që nuk e njoha… Tirana është, ishte qytet evropian, Tirana mund të ishte, mund të jetë fare mirë cilido qytet Italian i jugut…nga shumë pikëpamje.

Po si Ambasador, qe zgjedhje e juaja apo u emëruat nga Ministria…

Qe një koincidencë e këndshme sepse…

Çfarë doni të thoni me një koincidencë e këndshme?

Koincidencë e këndshme sepse kërkova unë të vija këtu në Shqipëri…

PO…?

Sepse në cilësinë e Drejtorit për Integrimin Evropian e kisha ndjekur rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe e kisha ndjekur edhe nga një pikëpamje dypalëshe…pra, paraqita kërkesën time dhe Ministria e Jashtme, Ministri i Jashtëm atëherë ishte Moavero Milanesi qe shumë i lumtur të më dërgonte, sepse për Ministrin Moavero isha personi i duhur për këtë detyrë, prandaj them një koinçidencë e këndshme…Doja unë por donte edhe Ministria…

Çfarë do të thotë të jesh Ambasador i Italisë në Shqipëri? Vend afër, vend në të cilin pjesa më e madhe e njerëzve që banojnë në bregdet flet italisht, vend me të cilin ekziston edhe një lidhje e fortë historike, por edhe kulturore? Çfarë do të thotë për ju?

Është një vend për ne i veçantë, nga shumë pikëpamje, na lidh një histori e përbashkët, një gjeografi e përbashkët, kultura, marrëdhënie të ngushta tregtare dhe ekonomike, është një vend vërtet i veçantë për ne Shqipëria, ja…vetëm për të marrë një shembull…këtë vit, më 25 mars është përvjetori i 1600-të i themelimit të Venezia-s…Me kryetarin e bashkisë së Venezia-s duam të zhvillojmë një sërë veprimtarish këtu…

Në Shqipëri…

Në Shqipëri, sepse prania e Venezia-s në Shqipëri është e madhe, në veri, përgjatë brigjeve, venecianët kanë qenë këtu ndër shekuj, ja, ndoshta jo shumë miq shqiptarë e dinë se Sheshi San Marco, pas Sheshit San Marco ndodhet Calle degli Albanesi.

Po, e kam përshkuar këtë…

Është pra ky vetëm një shembull i thjeshtë… është pra Calle degli Albanesi … kemi pra marrëdhënie kaq të ngushta, kaq të forta sa për ne Shqipëria është një vend i veçantë.

Edhe Italia, të themi, ka qenë në qendër të vendimit për pavarësinë e Shqipërisë në 1912…

Sigurisht…absolutisht…

Së bashku me Austro-Hungarinë… Është një vend që ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në këtë kuptim…

I jemi ndodhur gjithmonë pranë …

Gjithashtu, është edhe shumë interesante sepse mbushen tridhjetë vite nga eksodi i shqiptarëve i marsit 1991 qe një eksod që vijoi përgjatë gjithë vitit, duke nisur në mars për të arritur mndoshta me eksodin më të madh atë të vitit 1991. Regjisori im ka përgatitur disa pamje. Janë pamje që nuk gjenden më ngado. Janë pamje të shqiptarëve të cilët kanë mbërritur në Itali, por kemi edhe pamje të anijeve. Janë pamje të pabesueshme. Këtu jemi gusht 1991, në portin e Bari-t…nuk i gjen në asnjë vend të botës tani këto pamje …duken pak si pamjet e Boat People të Vjetnamit të 1974-75…jemi në vitin 1991. Kanë udhëtuar për 38 orë. Këtu jemi në Mars 1991, më duket sikur është anija e Panamasë…legjenda e Panamasë…Panamezi quhej…kanë bërë 38 orë udhëtim në Adriatik…

Janë pamje…

Janë pamje të tmerrshme…

Të pabesueshme…

A keni ndonjë program për t’i kujtuar këto pamje…

Po…

Janë pamje të dëshpëruara, por edhe shprese të madhe sepse të gjithë këta njerëz janë nisur me anije për të gjetur një tjetër jetë që e kanë gjetur absolutisht pjesa më e madhe e tyre e kanë gjetur janë integruar mirë…në Itali apo në Vendet e tjera Evropiane ku, në fund, janë ndalur… shih pak edhe pamjen e fëmijëve që largoheshin nga Shqipëria e vitit 1991. A jeni duke organizuar ndonjë veprimtari?

Po, kemi në program të zhvillojmë një sërë veprimtarish kremtuese për të kujtuar ato momente sepse këto pamje i përkasin edhe historisë italiane…

Absolutisht po …

Unë kujtoj… ndiqja studimet universitare dhe kujtoj atë verë, por kujtoj edhe në mars ato zbritje nga anijet dhe më bëri shumë përshtypje të shikoja këta njerëz që vinin tek ne.

A arrinte dot Italia të kuptonte çfarë po ndodhte në Shqipëri…çfarë ishin këto pamje nga portet italiane?

Ne si italianë u habitëm, le të themi nga shumë pikëpamje,…ndërkohë…të shihje gjithë ata njerëz të cilit vinin të gjithë bashkë tek ne, në mënyrë të papritur, me këto anije…nga një vend, i cili ndodhej kaq afër, si Shqipëria, që për ne, deri në ato momente ishte një vend shumë i panjohur sepse ishte një vend i mbyllur, nuk mund të dilje prej tij, nuk mund të shkoje në të, ishte shumë e vështirë të hyje në të, ishte, pra, pak Koreja e Veriut…

Nuk flitej shumë…

Nuk flitej shumë për Shqipërinë pastaj, me rënien e regjimit komunist, në vitin 1990-91, këto ndryshime, hapja e kufijve e, më pas, papritur, të gjithë këta njerëz që vinin tek ne…por tek ne ndikoi edhe një tjetër arsye …

Ja kjo pamje është e pabesueshme…pamje shprese…

Është një pamje e fortë shprese sepse buzëqeshin…

Po, buzëqeshin…janë shumë të kënaqur që kanë mbërritur në bregun përballë…

Po, po, neve na bëri shumë përshtypje sepse Italia ka qenë gjithmonë, historikisht, një vend emigrantësh. Italianët, gjatë historisë së tyre, kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani, në Argjentinë…dhe, pra, për herë të parë italianët panë që tashmë të tjerët po vinin tek ne, emigrantë vinin tek ne… ja, pra, kjo qe gjëja e parë e habitshme …

Kaq të shumtë…

Kaq të shumtë…dhe reagimi qe kaq i jashtëzakonshëm, nga një pikëpamje njerëzore, ngrohtësie, sepse tek këta emigrantë shqiptarë pamë veten tonë deri pak vite më parë, deri pak dekada më parë ishim ne…

Fati që kishin pasur italianët…

Saktë…prandaj edhe hapëm dyert…

Gjëja më interesante tani, Ambasador, është se tridhjetë vite më pas, pjesa më e madhe e atyre njerëzve, janë integruar tashmë në Itali por edhe në vendet e tjera evropiane ku kanë shkuar, por, veçanërisht në Itali. Sa i madh është komuniteti shqiptar në Itali?

Atëherë…shumë nga këta shqiptarë…janë integruar në Itali, kanë gjetur shtëpi, kanë gjetur një punë, kanë mësuar gjuhën italiane dhe duhet të them se janë të shumta, të shumta, historitë e suksesit, por edhe e jotja, në mënyrë të veçantë, është një histori suksesi. Aktualisht, në Itali, ndodhen rreth…numrin e saktë nuk e di askush… por, ligjërisht, aktualisht, në Itali jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë.

Italia zë vendin e parë ndër vendet e huaja në të cilin jetojnë më shumë shqiptarë…

Po…është vendi në të cilin rreth 450 mijë shqiptarë janë të pajisur me leje qëndrimi, ndërsa të tjerët kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…

Kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…     

Sepse ligji ynë lejon mbajtjen e dyshtetësisë, italiane dhe shqiptare…

Dhe janë të integruar mirë…

Dhe janë absolutisht të integruar, pak a shumë në çdo sektor…kam lexuar, vetëm pak ditë më parë, të dhënat e fundit të Fondacionit Leone Moressa që studion kontributin e emigrantëve në ekonominë italiane. Sipas të dhënave të fundit, numri i sipërmarrjeve në pronësi të shtetasve shqiptarë në Itali është më i madh se 49 mijë…

49 mijë sipërmarrje me pronar shqiptar…

Duke përfshirë edhe personat fizikë, janë saktësisht 49 mijë e 700… dhe ajo çka është e rëndësishme është se gjatë vitit 2020, pra, në kulmin e pandemisë COVID ky numër, krahasuar me vitin e mëparshëm, është rritur me 6%…

Është rritur

Me 6% përgjatë vitit 2020, në kohën e COVID…dhe nga viti 2011 e deri më sot, pra, në më pak se 10 vite, numri i tyre është rritur me 35%…

Që do të thotë…janë sipërmarrje të vogla…apo edhe të mëdha…

Të vogla e të mesme…po bëhen edhe të mëdha sipërmarrjet…

Edhe sipërmarrje të mëdha…

Absolutisht…ushtrojnë veprimtari, pak a shumë, në të gjithë sektorët…

Cili është sektori kryesor…

Hëm…tashmë janë integruar plotësisht në ekonominë sidomos të pjesës verilindore…

Verilindore…

Ajo zonë është motori ekonomik…

I Italisë…

I Italisë. Po, edhe kjo është e veçantë, sepse emigracioni i ri shqiptar është përqendruar, kryesisht, në pjesën qendrore të Veriut, që është zona më e pasur e Italisë, në jug gjejmë komunitetet e vjetra të arbëresheve…

Po…kjo…

Ato që kanë ardhur në vitet 1400…por, emigracioni i ri shqiptar është përqendruar kryesisht në pjesën qendrore të Veriut ku ka më shumë sipërmarrje, ku ekonomia italiane është më e fortë…punojnë pak a shumë në çdo sektor…

Është shumë interesante sepse po shikoja këtë fotografi…edhe kjo një shpresë e madhe…një varkë shumë e vjetër me motor që…të themi…ia doli të përshkojë Adriatikun…por, ndër këta njerëz ka edhe shumë që më pas janë kthyer në Shqipëri apo kanë shkuar në Vende të tjera…

Sigurisht…

Dhe janë bërë jo vetëm njerëz, le të themi, jo vetëm shtetas të mirë, por edhe të njohur, janë parlamentarë, janë këngëtarë, janë njerëz të kulturës, edhe në Itali por mbeten gjithmonë pjesë e kësaj pamjeje, le të themi, të sakrificës që kanë bërë për të shkuar në Vendin përballë… A keni takuar njerëz që kanë përjetuar këto eksperienca apo jo?

Kam njohur aq shumë të tillë…

Shumë… çfarë thonë ata?

I janë shumë mirënjohës Italisë sepse u ka dhënë mundësinë të rriten profesionalisht, të mësojnë shumë gjëra…

Është një fotografi e pabesueshme…

kjo është shumë e bukur…

Shumë e bukur…

Shumë e bukur…dhe duhet të them se tashmë shqiptarët në Itali janë integruar pak a shumë në çdo sektor… në sport, në art, në kulturë, ka shumë mjekë shqiptarë, ka shumë sipërmarrës…

Po, kam parë gjatë pandemisë…

Gjatë pandemisë…

Një numër i pamasë shqiptarësh që punojnë në spitalet italiane…

Po…

Edhe në pozicione të rëndësishme…

Absolutisht…për të folur pikërisht për pandeminë, dua, edhe një herë, të falënderoj Shqipërinë dhe popullin shqiptar për atë gjest të jashtëzakonshëm solidariteti të vitit të shkuar kur 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë shkuan në Itali. Qe një histori e mrekullueshme që kërkon mirënjohje të pamasë.

Unë them se ishte gjëja më normale që ne mund të bënim për të falënderuar për të gjitha këto momente dhe jo vetëm për ato të vitit 1991, por edhe, duke nisur nga viti 1912, për të gjithë mikpritjen që Italia i ka rezervuar Shqipërisë. Kemi folur për komunitetin shqiptar në Itali, por ka edhe një komunitet Italian në Shqipëri. Sa është numri i italianëve në Shqipëri?

Atëherë…numrin e saktë…as këtë nuk e di njeri…një tjetër e përbashkët kjo e jona…italianë e shqiptarë…atëherë…të regjistruar në regjistrin e italianëve në Shqipëri janë rreth 2.500 italianë…në fakt numri është shumë më i madh…janë me mijëra më shumë se ky numër…italianë që banojnë këtu gjatë gjithë kohës apo që banojnë këtu në pjesën më të madhe të vitit e që shkojnë në Itali herë pas here…vendet tona janë aq afër sa…është si të ishin dy rajone të të njëjtit Vend…është aq e thjeshtë të shkosh nga njëri vend në tjetrin…mendoj se askund tjetër në botë koncepti i kufirit nuk është si në këtë rast ku ky koncept nuk ka shumë kuptim, kufiri Itali-Shqipëri…

Nga Tirana në Bari janë 15 minuta fluturim…

15 minuta fluturim…

E vështirë të flitet në këtë rast për udhëtim…por…normalisht…komuniteti Italian këtu ndodhet për punë apo ka edhe të moshuar, pensionistë që banojnë në Shqipëri për kushte, të themi, më të mira financiare…?

Shikoni…ka shumë sipërmarrës, shumë profesionistë, profesorë që japin mësim gjuhën italiane në shkollat shqiptare, ka shumë biznesmenë, por ka nisur të formohet një komunitet italianësh pensionistë që vijnë këtu…ja unë, pak ditë më parë kam qenë në Sarandë, në Jug, Jugu i Shqipërisë është i mrekullueshëm, shumë i bukur dhe u takova me një komunitet të vogël italian, që në fakt po rritet, pensionistësh italianë që kanë zgjedhur të vijnë të jetojnë këtu në Shqipëri…

Që kanë marrë një shtëpi…

Kanë marrë një shtëpi, e kanë blerë, e kanë marrë me qira, dhe me pensionin e tyre italian jetojnë shumë mirë këtu në Shqipëri.

Përveç Tiranës, ku është i vendosur më shumë ky komunitet Italian?

Komuniteti Italian është shumë i pranishëm përgjatë aksit Tiranë-Durrës sepse zemra ekonomike e Vendit është këtu, por italianët janë vendosur pak a shumë në të gjithë Vendin, si në Jug ashtu edhe në Veri, në qytetet e mëdha të Veriut, në Korçë, në Vlorë, ka shumë italianë në Vlorë, por edhe më në jug, në Sarandë, ku tani po bëhen investime në sektorin e turizmit, por edhe në veri, në Shkodër, kemi misione arkeologjike, kemi shumë italianë të pranishëm në funksione të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë…

Kryesisht përgjatë bregdetit…

Përgjatë bregdetit janë të shumtë, nga Durrësi e deri në Vlorë, ka shumë italianë, shumë sipërmarrje…

Për t’u kthyer tek marrëdhëniet zyrtare midis Shqipërisë dhe Italisë…cilat janë dosjet më të rëndësishme mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

Atëherë…vendin e parë e zënë ekonomia dhe investimet…kur Ministri Di Maio, Ministri i Jashtëm, erdhi këtu në 20 nëntorin e kaluar, nënshkroi me Kryeministrin Rama një deklaratë me anë të së cilës, më në fund, do të nisë punimet një Komitet i Përbashkët në nivel ministrash, për rritjen e investimeve italiane në Shqipëri…

po…

Pra, jemi duke punuar për mbledhjen e parë të këtij Komiteti të Përbashkët që do të mbahet në muajt e ardhshëm, do të duhet të kryhen fillimisht zgjedhjet dhe të kemi qeverinë e re, por po ecim përpara nga ana teknike…Sepse Italia këtu në Shqipëri është në vend të parë në sektorin ekonomik…31% e të gjitha shkëmbimeve ekonomike të Shqipërisë me botën janë ato me Italinë…

Me Italinë…po…

Vendin e dytë e zënë Vende të tjera me 7%…pra ka një diferenca është të madhe…folëm më parë për numrin e sipërmarrjeve shqiptare në Itali…janë më shumë se 3000 sipërmarrjet italiane këtu në Shqipëri…dhe, pak a shumë, punojnë në të gjithë sektorët sepse këtu ka sipërmarrje italiane të vogla, të mesme e të mëdha…Sipërmarrjet e mëdha, për shembull, janë ato që operojnë në sektorin energjetik…janë të pranishme të gjitha…Eni, Snam, e kështu me radhë…Terna po kthehet…e të shumta janë edhe sipërmarrjet e vogla e të mesme që operojnë kryesisht në sektorin e  fasonerisë, në prodhimin e veshjeve, të tekstileve, por edhe në industrinë bujqësore, jemi të pranishëm pak a shumë në të gjithë sektorët…

Pamë pamjet e tridhjetë viteve më parë, folëm për integrimin e shqiptarëve në shoqërinë italiane por, sigurisht, ka edhe një tjetër integrim, ai në krimin e organizuar…që në një Vend të hapur siç është Shqipëria tani, të hapur siç ishte Italia, funksionon normalisht…ekziston një bashkëpunim…lufta ndaj krimit të organizuar?

Po, ekziston një bashkëpunim shumë i gjerë, marrëdhënie shumë të ngushta midis Autoriteteve Gjyqësore italiane dhe Autoriteteve Gjyqësore shqiptare…për shembull, këtu në Shqipëri kemi katër prokurorë italianë që punojnë në mënyrë të përhershme këtu në Shqipëri. Kemi të paktën 10 skuadra hetimore të përbashkëta të policisë italiane e asaj shqiptare që punojnë mbi secilin rast…pikërisht disa javë më parë kemi lançuar këtë nismë të rëndësishme, kemi ngritur një Tryezë në të cilën merr pjesë Drejtuesi i Policisë Italiane dhe Drejtuesi i Policisë Shqiptare, është mbajtur kjo mbledhje e parë në Romë dhe jemi shumë të kënaqur sepse do të thotë të bësh një hap përpara në bashkëpunimin dhe në luftën ndaj krimit. Kemi këtu Guardia di Finanza-n, e cila mbikëqyr nga ajri në kuadër të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike…pra, jemi të pranishëm, realisht, në çdo nivel…SPAK-u, vitin e kaluar, memorandumi i parë i bashkëpunimit që SPAK-u nënshkroi, qe ai me Italinë…

Me Italinë…

Me Prokurorinë Kombëtare Antimafia në Itali, me të cilën marrëdhëniet janë shumë të ngushta e me të cilën bashkëpunojmë shumë mirë.

Kjo historia e madhe e përgjimeve të ‘Ndrangheta-s, lidhjet me Shqipërinë…A ka edhe një pjesë shqiptare të kësaj dosjeje?

Po…sepse siç e dimë, disa javë më parë, Arben Kraja, Drejtuesi i SPAK-ut, ka qenë në Itali, ka zhvilluar një takim me Prokurorin Kombëtar Antimafia, Cafiero De Raho dhe me Prokurorin Gratteri që drejton këtë hetim në Kalabri. Dy autoritetet, Prokuroria Kombëtare, Prokuroria e Catanzaro-s (Katanxaro) dhe SPAK po punojnë, prandaj, t’i lëmë prokurorët të bëjnë punën e tyre…janë duke punuar…

Janë duke punuar…

Janë duke bashkëpunuar mbi këtë…

Ambasador, t’ju pyes, përveç anës zyrtare, impenjimeve zyrtare, cilat janë gjërat e tjera që ju angazhojnë në Shqipëri?

Ne jemi të pranishëm në të gjithë sektorët…një sektor shumë i gjallë në të cilin jemi duke bërë shumë gjëra është ai i bashkëpunimit në fushën kulturore…për shembull, po realizojmë bashkëpunime midis Qendrës Kinematografike Shqiptare dhe, për shembull, Apulia Film Commission në Puglia. Jemi duke punuar mbi një Marrëveshje të re kulturore me Ministrinë e Kulturës, të shumta janë misionet arkeologjike, për shembull, në fushën e gjuhës, janë me dhjetëra mësuesit dhe profesorët italianë që japin mësim gjuhën italiane këtu. Por jemi edhe shumë aktivë, për shembull, në sektorin social, Agjencia jonë për Bashkëpunim dhe Zhvillim është duke punuar mbi shumë programe e shumë nisma. Një tjetër sektor shumë i rëndësishëm është ai i barazisë gjinore. Pikërisht disa javë më parë kemi lançuar këtë program të ri të quajtur GREAT (GREJT), të financuar nga Kooperacioni Italian dhe në partneritet me Kombet e Bashkuara, është një program që ka për qëllim të mbështesë gratë e reja sipërmarrëse në sektorin e bujqësisë…

Po…

Me një sërë fondesh, një sërë nismash…pas disa ditësh do të vijë këtu një mision i Coldiretti-t (Koldireti). Coldiretti është Shoqata më e rëndësishme e Operatorëve në sektorin bujqësor në Itali. Përgjegjësja e Coldiretti-t është grua, për gratë italiane sipërmarrëse në bujqësi…jemi duke hedhur themelet për një bashkëpunim të ri midis grave që punojnë në sektorin e bujqësisë në Shqipëri dhe grave italiane.

Ka qenë një vit pandemie, por a e keni vizituar Shqipërinë?

Kur kam mundur…pra…kur ka qenë e lejuar…ia kam dalë të vizitoj jo pak Shqipërinë… kam shkuar pothuajse në të gjithë Shqipërinë…duhet ende të shkoj në dy apo tre vende të cilat nuk i kam vizituar ende…

Gati të gjithë…

Kam qenë në Shkodër, Lezhë, Durrës, në Vlorë shumë herë, në Sarandë…

Çfarë të ka pëlqyer më shumë në këto vende?

Janë të gjithë të bukur për nga natyra, natyra këtu në Shqipëri është shumë e bukur… ka male…ka det…natyra është vërtet spektakolare…por, duhet të them…ata që më tërheqin gjithmonë e më shumë…janë njerëzit…gjithmonë të gatshëm…bujarë…të dëgjojnë…pothuajse të gjithë flasin italisht…pra…është kjo empati midis njerëzve…midis shqiptarëve e italianëve…dhe mua që i përfaqësoj këtu…

Të falënderoj shumë për këtë intervistë që ishte edhe një përkujtimore e përvjetorit të tridhjetë të eksodit të shqiptarëve, por edhe e mikpritjes së italianëve për ta. Faleminderit…

Faleminderit, Blendi! /tvklan.al