Sabri Godo, një nga figurat e njohura të politikës shqipate, ish-kryetar i Asamblesë së Partisë Republikane ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan më datë 20 Dhjetor të vitit 2001. Gjatë intervistës përballë gazetarit Blendi Fevziu, Godo foli për zhvillimet politike në vend. Grupi parlamentar i PS i ndarë në dy pjesë nuk kishte arritur të krijonte kuorumin brenda parlamentit për t’i dhënë ose jo votëbesimin ministrave të rinj të kabinetit “Meta 2”.  Godo tha se situata politike e krijuar në atë kohë po mbante peng qeverisjen dhe marrëdhëniet brenda partisë Socialiste.

“Ngjarjet po avancojnë dhe do të ketë zhvillime nga dita në ditë. Shumë njerëz janë deklaruar dhe kanë thënë se ajo që po ndodh brenda Partisë Socialiste është një gjë që iu takon atyre, por kjo nuk është edhe aq e vërtetë. Duke qenë se është në qeveri dhe partia që drejton maxhorancën tërheq vëmendjen e tërë shqiptarëve. Qytetari në Shqipëri vazhdon endet jetë i lidhur me shtetin. Unë dua që Partia Socialiste të ridimensionohet me çdo kusht, që do të thotë të bjerë në kuotën 30-35 % të votave. Çdo parti që kalon 50% të votave fillon dhe bëhet arrogante dhe zhvillon korrupsionin sepse gjërat ndodhin brenda familjes. PS i pati këto dhe i shpërdoroi në mënyrën më të keqe. Por unë nuk dua shkatërrimin e kësaj partie, por të ridimensionohet dhe të mbetet. Sipas meje ka ardhur koha që e djathta të marrë pushtetin në Shqipëri dhe kush do të jetë opozita? Duhet të ketë një forcë serioze që të bëjë funksionin e opozitës. Ne duam deri në pikën e fundit shkatërrimin e kundërshtarit. Dua të them që nëse këta duan të nxjerrin ndonjë mësim nga kjo gjë e keqe që janë duke gatuar duhet të shikojnë se ku gjenden të dyja palët dhe se çfarë duhet të bëjnë. Unë nuk e shikoj të mundshëm kolicionin dhe vazhdimin e kësaj qeverie. Forcat politike duhet të merren vesh dhe të zgjidhin një president që të jetë i pranueshëm për të dyja palët”, tha Godo.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së televizionit Klan për vitet 1998-2012