Opinion-Përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Qershor të vitit 2001, emisioni “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ka realizuar disa intervista me disa prej figurave më të njohura politike në vend.

Në emisionin e realizuar më datë 07 Qershor 2001 i ftuar ka qenë kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zonën e Tiranës, Besnik Mustafaj. Gjatë emisionit, Mustafaj shpalosi pikat kyçe të platformës së tij që lidheshin drejtpërdrejt me zonën 11 ku ai kandidonte.

“Kalimi nga një fushatë e madhe në një fushatë gjeografikisht më të ngushtuar nuk është shumë i lodhshëm. Në këtë kuptim, unë kam edhe disa lehtësi. Unë jam duke e bërë fushatën me shumë seriozitet, edhe pse jam në një zonë që e kam pasur edhe më parë, 11-ta. Është një zonë ku unë kam fituar edhe zyrtarisht më 1 Tetor. Unë dua t’i respektoj ata qytetarë, duke bërë një fushatë sa më serioze. Unë mendoj se një nga defektet që ka pasur PD në qeverisje dhe jo vetëm, ka qenë fakti që ka menduar se bastionet i ka dhe duhet të shohë të tjera zona. Mendoj se kjo është një teknikë e gabuar, sepse në fillim duhen respektuar ata që kemi. Programi im për këtë zonë ka dy-tre akse specifike. Mendoj se do të përdor gjithë influencën dhe pushtetin që kam, që kjo zonë të pajiset me infrastrukturë si shumë zona të tjera të Tiranës. Së dyti, kjo është një zonë problematike me papunësinë dhe unë do të përdor mundësitë për punësimin e tyre. Gjithashtu kjo zonë ka nevojë për një shkollë”,tha Mustafaj.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012