6-ish deputetët e Partisë Demokratike të akuzuar për dhunë ndaj punonjësve të policisë pas protestës 16 Shkurtit janë paraqitur në Prokurori. Prokurori çështjes i kishte thirrur për të dhënë dëshminë e tyre, por kjo gjë nuk ndodhi. Ish-ligjvënësit Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj i kërkuan Prokurorisë të njihen me aktet e dosjes dhe më pas të do të japin deponimet e tyre. Në dalje nga akuza e kryeqytetit Enkelejd Alibeja, tha se prokuroria nuk ka hetuar një kallzim të tyre për këtë rast pasi aty faktohet dhuna e policisë.

“Sot i bëra të ditur edhe prokurorit të çështjes që aktet të mos kalojnë nëpërmjet medias por të vijnë direkt në dorën tonë. Ne nuk dimë se çfarë materialesh ka mbledhur prokuroria. Ne jemi të angazhuar për të dalë e vërteta. Sot ia çova prokurorit edhe kallëzimin penal. Mirë do të ishte, i kërkova që ky akt, kallëzimi penal i bërë nga ne duhet të hetohet. Kemi paraqitur edhe disa prova të tjera për sinergjinë që ekziston mes policisë dhe prokurorisë. Ajo që kemi kërkuar ne në kallëzimin tonë penal duhet të hetoheshin një orë e më parë”.

10 ditë kohë do të kenë ish-deputete për tu njohur me aktet dhe më pas prokuroria pritet ti thërrasë përsëri për të dhënë deklarime. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë ata deputete kanë hyrë dhunshëm në policinë e Tiranës duke u përplasur me punonjës policie.

Tv Klan