Skandali seksual i Bill Clinton me Monica Lewinsky-n, i cili ndodhi mes viteve 1995-1997, bëri bujë të madhe në të gjitha mediat duke u bërë ngjarja më e përfolur. Linda Tripp një ish-zyrtare e Pentagonit, nisi të përgjonte telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhënie intime me Presidentin, duke zbuluar më pas të fshehtën e tyre. 

Por tanimë që kanë kaluar plot 22 vite, për herë të parë ka reaguar vetë Bill Clinton. Clinton nëpërmjet një deklarate për “Daily Mail” tregon se ka bërë çdo gjë në një moment kur ishte në ankth dhe i stresuar.

Ai zbulon se në kohën kur u takua me Lewinsky-n, presioni i punës ishte shumë i madh dhe ai e pa atë si një person që do e shpëtonte dhe do t’a plotësonte shpirtërisht. Gjatë intervistës ish-Presidenti është shprehur se në atë kohë afrimin me Lewinsky ishte thjesht një dëshirë e momentit dhe se tani është i penduar.

Skandali në atë kohë ndikoi edhe në martesën e tij me Hillary Clinton, e cila në intervistat e mëparshme është shprehur se ajo gjë e shkatërroi dhe e lëndoi së tepërmi. Por pavarësisht kësaj, Hillary vendosi t’i qëndronte pranë dhe ta ndihmonte të kalonte këto probleme.

Megjithatë marrëdhënia e Monica dhe Bill do të shndërrohet në një serial televiziv. Seriali do të dalë në premierë në 27 Shtator të këtij viti. Seriali quhet “Impeachment” dhe është një realizim nga kompania American Crime Story.  Gjigandi i realizimit të filmave ka marrë shumë vlerësime për rrëfimet e ngjarjeve historike të viteve të fundit në SHBA.

Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit Linda Tripp, ndërsa rolin e Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein. Vetë Monica Lewinsky është një ndër producentët e këtij seriali. Ndërkaq ende është e paqartë se kush do të ketë rolin e Bill dhe Hillary Clinton.

Klan Plus