“Isha i frikësuar”, zbardhet dëshmia e shqiptarit para se të vritej në burg

“Isha i frikësuar”, zbardhet dëshmia e shqiptarit para se të vritej në burg

18:20 23/04/2019

“Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Ky është një fragment nga dëshmia e Bardhyl Tushës 34 vjeç (

ose Bandiol Tusha identiteti i ndryshuar),

i cili kishte dhënë për hetuesit grekë lidhur me ekzekutimin e avokatit Zafeiropoulos në Tetor 2017 para se të vritej në qeli më 27 Janar 2019.

Bardhyl Tusha vuante dënimin në burgun e Koridhalos dhe më 27 Janar u gjet i vdekur në qelinë e tij. Fillimisht u dyshua se kishte humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike. Mirëpo, një ditë më parë mediat greke raportuan se ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundimin se vdekja e 34-vjeçarit shqiptar është shkaktuar nga mbytja. Policia greke e konsideron vrasje vdekjen e Bardhyl Tushës dhe është duke hetuar për të zbuluar personin që e ka mbytur.

Shtypi grek ka raportuar se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy autorëve të dyshuar të vrasjes së avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos.

Sipas mediave të Athinës, kreu i “Mafias së burgut” të Koridhalos, shqiptari Klodian Lekocaj, kishte tentuar ta atribuonte vdekjen e 34-vjeçarit shqiptar për shkak të helmimit. Madje, ai kishte kërkuar edhe komunikim me gazetarët që çështjen ta bënte mediatike për të zhvendosur vëmendjen.

Disa ditë para vrasjes së Bardhyl Tushës, më 14 Janar në burgun e Koridhalos ishte vrarë Arbër Bako, edhe ky pjesë e organizatës së Klodian Lekocaj, dhe sipas mediave greke, policia zbuloi se urdhrin për ekzekutimin e Bakos e kishte dhënë pikërisht Lekocaj. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT