Ishte i pandehur, por hyri e doli disa herë nga Shqipëria. Gjebrea: Kjo është skandaloze!

Ishte i pandehur, por hyri e doli disa herë nga Shqipëria. Gjebrea: Kjo është skandaloze!

19:15 29/12/2019

Pasditen e sotme në “Shihemi në Gjyq”, Alketa u përball live me personin që ka akuzuar vëllain e saj për vjedhje. Në studio, Edliri pranon se ai nuk ka qenë së bashku me të, por emri i tij i ka ardhur ndërmend kur është pyetur nga policia, sepse sipas tij nuk ka qenë i vetëdijshëm.

Edliri ka tentuar të vjedhë një gurore në Sarandë, por pronari i saj e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur. Ai ka treguar se me të kanë qenë dy persona, njëri vëllai i Alketës që po vuan dënimin në burg, ndërsa për personin tjetër nuk është marrë asnjë lloj mase.

Alketa kërkon të dijë pse vëllai i saj qëndron në burg në Greqi kur ai nuk ka bërë asnjë vjedhje.

Eni Çobani: Pra ju e kaluar doganën duke qenë ky vendim penal.

Alketa: Kaluam doganën.

Eni Çobani: Pra ishte i pandehur vëllai juaj, por jo i dënuar. Në fakt, ai duhej marrë që në ato momente dhe t’ju bashkohej këtyre zotërinjve të tjerë. Ai është lejuar të kalojë doganën, ka vajtur ka kryer ritin mortor dhe është kthyer po prapë në Greqi, pa asnjë lloj shqetësimi.

Alketa: Pas 40 ditësh, bëri të dyzetat xhaxhai erdhi prapë vëllai këtu, po nuk i thanë asgjë.

Eni Çobani: Si për të dyzetat erdhi prapë në Shkodër?

Alketa: Po erdhi prapë, se ishte i pastër në shpirt, s’kishte bërë asgjë.

Eni Çobani: Po s’është e thënë e pastër në shpirt Alketa, se këtu nuk gjykojmë shpirtin, këtu gjykojmë veprën.

Ardit Gjebrea: Pavarësisht kësaj, kjo është skandaloze! Në çfarë viti ka ndodhur kjo?

Alketa: Në 2014 që u bë kjo vjedhja. Në 2005 kaluam ne që e mësuam në doganë, edhe pastaj…

Eni Çobani: Kaluat edhe një herë të dytë, se e mësove herën e parë, pastaj kalove prapë herën e dytë për të dyzetat. Pra u bë riti mortor i plotë, po për 6 muajt erdhët?

Alketa: Jo nuk erdhëm më pastaj, se vajti një letër tek shtëpia e babit për vendimin e gjyqit.

Eni Çobani: Atëhere e morët vesh përfundimisht që ai nuk mund të kalonte më kufirin.

Ardit Gjebrea: E dorëzoi veten Floriani?

Alketa: Jo nuk erdhi, ne ia dhamë të drejtën një avokati dhe të bëheshin të gjitha gjyqet, por ata nuk morën parasysh asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Me sa vetë ishe Edlir kur e bëre këtë gjë?

Edlir: Unë faktikisht kur kam qenë atje, unë kam kaluar atje nuk kam vajtur për të vjedhur, faktikisht e drejta ime…

Ardit Gjebrea: Po pse të qëlloi ai njeri?

Edlir: Ai më qëlloi se pandehu se vajta për të vjedhur, por unë thjesht ikja për në Greqi. Dhe kur e përmenda vëllain e asaj në emër, se unë isha i plagosur unë thashë, po shkoj në Greqi tek Floriani./tvklan.al



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi