Ishujt Falkland mund të përballen me një cunami në të ardhmen. Shkencëtarët kanë gjetur shenja të rrëshqitjet së shpatit në jug të territorit britanik.

Modelet kompjuterike sugjerojnë që këto rrëshqitje nënujore kanë qenë në gjendje të dërgonin dallgë të mëdha rreth dhjetëra metra që përplaseshin në bregdetin e ishujve Falkland.

Megjithatë, kjo ngjarje mendohet të ndodhë një herë në një milionë vjet. Sipas ekspertit Uisdean Nicholson, banorët nuk duhet të rrinë zgjuar dhe të shqetësohen për këtë fakt.

“Mendoj se duhet të bëjmë akoma më shumë kërkime për të kuptuar mënyrat e si kjo gjë mund të bëhet sërish”, tha ai për BBC./tvklan.al