Mbrëmjen e sotme do të luhen dy sfidat e para çerekfinale të UEFA Champions League. Fokusi do të jetë padyshim në Madrid, aty ku Real pret kampionët në fuqi të kompeticionit, Manchester City.

Duke parë rëndësinë e madhe të këtij 90 minutëshi, policia spanjolle ka ndërmarrë masa të forta për ta menaxhuar siç duhet. Forca të shumta policie do të jenë pranë stadiumeve, pasi në mediat botërore qarkullon lajmi për alarm për sulme terroriste.

Organizata terroriste, ISIS ka shpërndarë fotografi të katër stadiumeve ku do luhet këtë mesjavë, Emirates Stadium në Londër, Parc des Princes në Paris, Civitas Metropolitano dhe Santiago Bernabeu në Madrid duke e shoqëruar me fjalët “vritini të gjithë”.

Policia i ka premtuar tifozëve se situata është nën kontroll dhe se kërcënimi nuk është shkak për alarm, pasi Shteti Islamik ka pretenduar vazhdimisht ngjarjet e mëdha sportive si një nga objektivat e tij. Finalja e vitit 2017 në Cardiff luajtur mes Real Madrid dhe Juventus u luajt me çatin të mbyllur me vendimin e UEFA-s për shkak të sulmit të mundshëm me dron.

Klan News