Pas vajzave nga Amerika Latine që vijnë në Shqipëri dhe përfshihen në rrjete prostitucioni, tashmë po vijnë edhe meshkuj. Një rast i tillë është zbuluar nga policia në kryeqytet. Tre të huaj u evidentuan nga Seksioni për hetimin e trafiqeve dhe shërbimet e komisariatit nr.3 në Tiranë. Dy prej tyre nga Venezuela ndërsa i treti italian.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Guzman Gil Raibel Joisquel shfrytëzonte për prostitucion, dy të huajt e tjerë, të cilët kishin ardhur në Shqipëri, dhe ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”. Organizatori i kësaj skeme 29-vjeçari nga Venezuela nëpërmjet një faqeje në internet, krijonte kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 Euro.

Të huajt që u arrestuan në Tiranë për prostitucion shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë. Së fundmi dy të rinjtë kishin zgjedhur edhe Shqipërinë. Një klient i tyre italian i denoncoi në policinë e kryeqytetit pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte. Në celular atyre u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm sipas policisë.

Pas zbulimit të rastit policia vuri në pranga 29-vjeçarin nga Venezuela Guzman Gil Raibel Joisquel, dhe italianin D.C., ndërsa proceduan në gjendje të lirë një tjetër 19-vjeçar.

Klan News