Koalicioni qeverisës i Islandës ka emëruar Sigurdur Ingi Johannsson si kryeministrin e ri të vendit, deri sa zgjedhjet e parakohshme të mbahen në vjeshtë.

53 – vjeçari Johannsson, ka mbajtur postin e ministrit të Bujqësisë dhe Peshkimit, ndërsa është dhe nënkryetari i Partisë Përparimtare (PP). Kjo lëvizje vjen pasi kryeministri dhe kryetari PP-së (Partisë Përparimtare), Sigmundur Gunnlaugsson dha dorëheqjen pas skandalit të “Panama Papers”.

Ish – kryeministri akuzohet se ishte pronar i një kompania “offshore” së bashku me gruan e tij dhe se nuk e kishte deklaruar këtë kur kishte hyrë në Parlament në vitin 2009.

Sigmundur Gunnlaugsson akuzohet per fshehjen e aseteve familjare prej miliona dollarësh.Ndërkohë, protestat vazhduan për të tretën ditë me radhë, ku mijëra protestues qëndronin përpara Parlamentit, ndërsa brenda deputetët diskutonin me tone të ngritura për çështjen e fundit./tvklan.al