Italia dominon atletikën në “Tokyo 2020”


Italia dominon atletikën në “Tokyo 2020”

20:10 01/08/2021

Jakobs përshkruan 100 metra për 9.80 sekonda, triumfon dhe Tamberi

Njeriu më i shpejtë në botë është një italian. Marsel Xhakobs fitoi finalen e 100 metrave në Olimpiadën e Tokios 2020, duke dominuar kështu mbi kundërshtarët. 26-vjeçari i rritur jetim, pa babain arriti që të gjej forcën dhe të dërgojë në qiellin e Tokios flamurin italian në garën më prestigjoze të Olimpiadës.

Xhakobs e përshkroi distancën me kohën fantastike 9 sekonda e 80 të qindat, duke marrë edhe epitetin “Usain Bolt i ri”. Gjithsesi rekordi i tij është shumë larg atij të xhamajkanit, që në 100 metra e ndali kronometrin në kohën 9 sekonda e 58 të qindat.

Festa në kampin e italianëve ishte e madhe, pasi brenda pak kohe, shteti ynë fqinj mori dy medalje të arta, teksa triumfoi Xhianmarko Tamberi në kërcim së larti në gjatësinë 2.37.

Klan News






Të ngjashme