Shqipëria vlerësohet me 57 pikë

Festivali europian i muzikës “Eurovision” ka përfunduar dhe Italia është shpallur shteti fitues i edicionit të 65-të.

Grupi italian “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni” është vlerësuar me 524 pikë nga juria profesioniste dhe publiku.

Italia ka qenë dy herë fituese e “Eurovision” në vitin 1964 dhe 1990, pas 31 vitesh edicioni i radhës do të mbahet në Itali.

“Rock and roll nuk vdes kurrë,” është shprehur këngëtari i grupit Maneskin pas fitores.

Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri është renditur në vendin e 21 me 57 pikë në total nga publiku dhe juria profesioniste. Lexo më shumë: Cilat shtete votuan Shqipërinë në finalen e “Eurovision”

Në vend të dytë është renditur Franca, ndërsa në vend të tretë Zvicra, përfaqësuar nga këngëtari me origjinë shqiptare Gjon’s Tears.

Më poshtë gjeni renditjen e plotë të rezultateve të natës finale të “Eurovision 2021”. /tvklan.al