Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka drejtuar një letër deri tek anëtarët e Këshillit Evropian, kreu i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe deri tek dy partnerët strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqis, Donald Tramp dhe Rexhep Taip Erdogan, për ti njohur me siç thuhet në letër gjendjen aktuale dhe me gjithë atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja e Përzhinës si parakusht për organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike dhe formimi i qeverisë së RM-së që do të fokusohej në reformat prioritare. Më 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat u përshëndetën nga të gjitha palët. Por në vend të daljes nga kriza dhe fokusimit në përmbushjen e reformave prioritare, ne sërish u gjendëm në një krizë të thellë politike. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve, tre nga katër partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë në mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të tij për punë të jashtme në Tiranë krijuan Platformën për shqiptarët e republikës së Maqedonisë

”, thuhet mes tjerash në letrën e Ivanovit, drejtuar institucioneve të lartpërmendura.

Ivanov thekson në letër se Platforma shqiptare u shndërrua në kush për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Platforma është dokument pas-zgjedhor i miratuar në një shtet të huaj në kabinet të një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti të huaj. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur Republikën e Maqedonisë në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë nga një shtet tjetër. Realizimi i platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me të cilat do të rrezikohej karakteri unitar i shtetit. Platforma e cenon Marrëveshjen kornizë të Ohrit, që i rregullon marrëdhëniet e bashkësive etnike me shtetin Republika e Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tyre të ndërsjella. Në kundërshtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj bashkësive tjera etnike, sepse i jep prioritet vetëm një bashkësie etnike. Kjo platformë nga Tirana në mënyrë plotësuese e destabilizon gjendjen e brendshme politike dhe i rrit tensionet ndëretnike në Republikën e Maqedonisë”

, thuhet në letrën e Ivanovit./ tvklan.al