Serie A e këtij sezoni është me shumë shqiptarë. Nëntë janë futbollistët, të cilët janë pjesë e përfaqësueseve kuqezi. Skuadra e Pescara mban rekordin, pasi me këtë skuadër janë federuar 3 lojtarë. Mesfushori Ledian Memushaj, i cili është edhe kapiten tek abrucezët, sulmuesi Rei Manaj dhe mbrojtësi Leonardo Maloku janë shqiptarët e kësaj skuadre që rikthehet në grupin e më të mirave.

18-vjeçari Maloku është afruar nga ekipi të rinjve. Te Lazio janë portierët Etrit Berisha dhe Thoma Strakosha. Kapiteni i Kombëtares Shpresa është kthyer pas përvojës në Serie B te Salernitana. Arlind Ajeti është pjesë e Torino, Berat Gjimshiti ndodhet tek Atalanta, Elseid Hysaj pritet të qëndojë gjatë te Napoli dhe afrimi më i fundit në ekipet e Serie A është Frederik Veseli, i cili firmosi për 2 vite me Empoli. Serie A edhe këtë sezon mbetet në shenjën e shqiptarëve.

Tv Klan