Stilisti i Guccit, një prej markave më të njohura në botë, nuk njeh kufij.

Pasi kishte përdorur vetëm modele me ngjyrë për koleksionin Pre-Fall 2017, Alessandro Michele tashmë vjen vetëm me “jashtëtokësorë” në koleksionin Vjeshtë 2017-2018.

Modelet dhe veshjet e tyre të stiluara nga Gucci u priten me interes të madh në rrjetet sociale, me përdorues të shumtë që vlerësuan kombinimet për “mysafirët”në Tokë.

Gucci është një markë italiane e veshjeve e themeluar në vitin 1921, por që tashmë është në pronësi të holdingut francez Kering. /tvklan.al