Si gjithnjë e hëna në sjell në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologen e famshme Meri Shehu. E kjo javë e fundit e Marsit, sipas astrologes është ndër më të rëndësishme, me energji pozitive dhe me ndryshime për të gjitha shenjat, ndryshime që sipas Meri Shehut do të jenë afatgjata.

“Kjo është një nga javët më të rëndësishme të bukura. Sot e kemi filluar ditën me hënën e plotë në Peshore. Dhe e dini që Peshorja është shenja e harmonisë, e komunikimit, e bukurisë, ekuilibrit, e të vënit të gjërave në vendin e duhur dhe e marrëdhënieve me të tjerët. Do marrë pjesë dhe Plutoni në këtë Hënë të plotë, kështu që është që është më i thellë ndikimi, më i brendshëm. Është shumë energji e mirë dhe sjell ndryshime në të gjitha shenjat dhe ndryshimet janë afatgjata. Është eklips hënor është shumë i rëndësishëm, i pari i këtij viti”, tha astrologia.

Yjet për secilën shenjë të horoskopit për këtë javë nga Meri Shehu: Dashi 2 yje, Demi 3 yje, Binjakët 1 yll, Gaforrja 3 yje, Luani 1 yll, Virgjëresha 2 yje, Peshorja 3 yje, Akrepi 4 yje, Shigjetari 2 yje, Bricjapi 3 yje, Ujori 3 yje, Peshqit 4 yje./tvklan.al