Dosjet më të nxehta, zgjedhjet e 30 Qershorit dhe ligji për Teatrin

 “Pas tre vitesh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë zhvilluar mbledhjen e parë, pas plotësimit të kësaj gjykata me shtatë anëtarë në fund të Dhjetorit. Në mbledhjen është miratuar rregullorja për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të ketë një mandat 3-vjeçar.”

Më shumë se 5 orë ka zgjatur mbledhja anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që pritet të shqyrtojnë të paktën 140 dosje. Anëtarët e kësaj Gjykatë kanë bërë ndarjen e kolegjeve, si dhe kalendarizimin e çështjeve.

Burime pranë kësaj gjykatë bëjnë me dije se gjykimi i çështjeve pritet të nisë nga java e ardhshme dhe deri në muajin Shkurt do të shqyrtohen të paktën 20 dosje.

Një ndër çështjet më të nxehta që pritet të shqyrtohen janë edhe zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi që në Korrik të 2019-s ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese teksa kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike, me argumentin se është regjistruar tej afateve.

Një tjetër çështje e nxehtë është padia e Presidentit Ilir Meta për ligjin e shembjes së teatrit dhe së fundmi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu anëtarët e kësaj gjykatë pritet të shqyrtojnë edhe kërkesës e Kryeministrit Edi Rama për mosmarrëveshjet me Presidentin Meta, për emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Konflikti mes Kryeministrit dhe Presidentit nisi pas refuzimit të këtij të fundit që të dekretonte Gent Cakaj si Ministër të Jashtëm.

Tv Klan