Një erë e re po fryn në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë. Gjatë takimit të dy presidentëve Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan në Moskë, të dy vendet u zotuan të forcojë bashkëpunimin ekonomik duke e rritur shkëmbimet tregtare vjetore në 100 miliardë dollarë në vit.

“Bashkëpunimi me Rusinë vazhdon duke u rritur dhe forcuar. Projektet kryesore në fushën e energjetikës, turizmit, kulturës do të forcohen edhe më shumë”

, u shpreh Erdogan.

Ndërkaq takimi i dy liderëve ka ngjallur një jehonë tepër të ashpër edhe nga aleanca veriatlantike, po edhe nga SHBA-ja. Këto të fundit kanë ngritur alarmin pasi blerja e sistemit raketor kundërajror S-400 po thellon bashkëpunimin që Turqia po krijon me Rusinë dhe kjo në një kohë brenda të shkurtër do të përbëjë kërcënim.

Sipas analistit Jeffrey Mankoff për kreun e Kremlinit

do të ishte e leverdishme të shfrytëzonte tensionet ndërmjet aleatëve perëndimorë dhe të inkurajonte Turqinë ta shikonte veten më shumë si një lojtare e pavarur që përcakton vetë interesat e saj strategjike.

Analistët mendojnë se dikur qeveria turke

spirancën e sigurisë kishte NATO-n dhe SHBA. Por tani Turqia duket sikur po e hedh këtë spirancë drejt Moskës dhe po rrezikon sigurinë e këtij partneriteti me vendime të pamatura.

Gjithashtu të dy vendet ranë dakord edhe për të marrë një rol të ri udhëheqës në Siri. Ata vendosën të eliminojnë terroristët nga Idlibi, rajon në Sirinë veriperëndimore pranë kufirit turk. Erdogan dhe Putin janë takuar 15 herë që pas kapërcimit të tensioneve lidhur me incidentin e rrëzimit të avionit rus nga Turqia.

Klan Plus