Jeni duke fjetur në kohën e duhur?


Jeni duke fjetur në kohën e duhur?

11:40 22/04/2020

Studimet tregojnë se koha e gjumit është po aq e rëndësishme sa numri i orëve që flini

Gjumi i rregullt ka shumë përfitime, ai përmirëson kujtesën, promovon stabilitetin emocional dhe rregullon metabolizmin.

Ju mund të jeni të vetëdijshëm se shtatë deri në tetë orë gjumë me cilësi të mirë është ajo që ekspertët rekomandojnë. Por kjo nuk do të thotë që ju mund të flini në çdo orë të natës dhe më pas të plotësoni orarin e gjumit.

Por, nëse shkoni për të fjetur natën vonë, edhe nëse i plotësoni orët e rekomanduara, mund të mos kenë efektet e dëshiruara pozitive në trupin tuaj.

Studimet e kryera  tregojnë se koha e gjumit është po aq e rëndësishme sa numri i orëve që ju flini.

Por cila është koha më e mirë për të fjetur?

Neurologu Joy Desai nga Spitali Jaslok dhe Qendra Kërkimore, u shpreh se nëse filloni të flini vonë çdo natë, trupi ndalon së prodhuari melatonin në kohën e duhur. Melatoni është një hormon që rregullon ciklin e zgjimit të gjumit.

Nëse qëndroni zgjuar dhe kaloni kohë në ekranin e televizorit ose telefonit tuaj deri vonë natën, gjatë një periudhe kohe, truri ndalon së prodhuari melatonin në kohën e duhur.

Sipas mjekut nëse ky çrregullim i gjumit fillon në rininë tuaj, në vitet e mëvonshme ju nuk do të jeni në gjendje të flini. edhe nëse shkoni në shtrat herët për të fjetur.

Çfarë ndodh kur flini vonë?

Desai shprehet se qëndimi zgjuar deri vonë lidhet direkt me mbipeshën.

Pavarësisht dietës dhe stërvitjes, njerëzit që kanë çrregullime të gjumit rrezikojnë të preken nga mbipesha. Pra, kur flini natën vonë, ka mundësi të rritet rreziku nga çrregullime të ndryshme si diabeti, çrregullimet e humorit dhe problemet e kujtesës tek njerëzit e moshuar”.

Si mund të rregulloni kohën e gjumit?

Duhet të praktikoni zakonin e gjumit në orën 10:30 dhe të zgjoheni në 6:30 të mëngjesit.

Nëse zgjoheni në orën 6:30 të mëngjesit, duhet të hani mëngjes deri në orën 7 të mëngjesit, gjë që sinjalizon trupin që dita ka filluar, duke forcuar kështu metabolizimin tuaj. Nëse stërviteni në mbrëmje, ndjeheni energjik për orët e ardhshme dhe kështu mund të vononi gjumin. Kështu që rekomandohet që të stërviteni në mëngjes. Nëse jo, atëherë mund të ushtroheni herët në mbrëmje”, këshilllon mjeku./tvklan.al




Të ngjashme