Këngëtarj rrëfen se është rritur pa dashuri nga prindërit në dokumentarin e ri

Jennifer Lopez ka bërë një rrëfim të rrallë për fëmijërinë dhe marrëdhënien me prindërit.

Me rastin e dokumentarit të saj të ri ” The Greatest Love Story Never Told “, ylli latin tregon se gjatë fëmijërisë nuk është rritur me dashuri.

Jennifer tregon se është rritur nga një nënë ‘narcisiste’ dhe nga një baba që mungonte për shkak se punonte gjatë natës si teknik kompjuterash.

Daily Mail shkruan se përshkrimi i Jennifer Lopez për nënën e saj është një surprizë për fansat duke qenë se ajo është vënë re duke kaluar shumë kohë me të dhe kanë një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën. Prindërit e saj nuk shfaqen në dokumentar, por kur përmenden, shfaqen fotografi të tyre.

Pjesa më e madhe e dokumentarit të ri të Jlo flet për mënyrën sesi ajo i kapërceu ato mangësi emocionale nga fëmijëria e saj për të gjetur dashurinë e vërtetë, pasi kaoi tre martesa të dështuara dhe vite terapi.

Klan News