51-vjeçarja publikon pjesë nga kënga e re

Jennifer Lopez ka zënë në befasi fansat, pas publikimit të një pjesë të klipit të këngës së saj më të re “In the Morning” që pritet të prezantohet të Premten. Shohim se si i ka surprizuar ajo fansat.

Krejtësisht e zhveshur. Si rrallë herë, Jennifer Lopez ka përzgjedhur një klip nudo për të lajmëruar publikimin e një hiti të ri të titulluar “In the Morning”

Klipi i publikuar në rrjetet sociale është vetëm 13 sekonda, ku duket se shfaq pjesë nga videoklipi i këngës së saj të re, parashikuar për t’u publikuar të Premten.

Fotoja nudo e saj ku shfaqen linjat e pazakonta për një 51-vjeçare i përket kopertinës së hitit të saj më të ri. po ashtu pjesë e setit të fotove të shkrepura gjatë xhirimeve.

Ylli i muzikës pop dhe R&B ka postuar në Instagram edhe foto nga përgatitjet për publikimin e këngës së saj që pritet të jetë hit i vitit të ardhshëm, ndër të rrallët e publikuar gjatë pandemisë së COVID-19. Bëhet fjalë për solon e saj të parë pas një serie bashkëpunimesh me të famshmin Maluma.

Tv Klan