Projekti kinematografik do të ketë premierën javën e ardhshme në Festivalin e Filmit në Berlin

Jeta dhe të pathënat e legjendës së muzikës, Tina Turner do të publikohet së shpejti.

Ky projekt i cili e rrëfen jetën dhe karrierën e këngëtares ikonike, do të shënojë premierën botërore javën e ardhshme në kuadër të Festivalit të filmit në Berlin, kurse në kanalin “HBO” dhe në platformën digjitale “HBO Max”, do të transmetohet më 27 Mars të këtij viti.

I titulluar “Tina” dokumentari ishte projektuar që të dilte premierë në 2018 në kuadër të Festivalit të filmit në Kanë, por u shty për më vonë. Në këtë projekt kinematografik përshkruhet suksesi në vitet ’60 e deri tek shndërrimi i saj në një fenomen global të muzikës gjatë viteve ’80.

Pas ndarjes nga bashkëshorti, Ike Turner, në vitin 1978, me të cilin Tina kishte krijuar edhe grupin muzikor “Ike & Tina Turner”, duke bërë rikthimin më të mirë në historinë e muzikës teksa publikoi “What’s Love Got to Do With It”. Kjo ishte kënga e saj e parë e cila u pozicionua në vendin e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira, “Billboard”, në vitin 1984.

Në trilerin e parë të dokumentarit, Turner dëgjohet duke folur për mungesën e nënës së saj që e kishte braktisur si fëmijë. Intervistat intime me Turnerin në shtëpinë e saj në Zvicër, si dhe intervistat me yje të shoëbizit si Angela Bassett, Oprah Winfrey, Kurt Loder, dhe bashkëshorti i saj Erin Bach, po ashtu përfshihen në këtë dokumentar, bashkë me pamje, foto dhe audio-incizime të cilat nuk janë shfaqur kurrë më parë.

Tina Turner është nderuar me 3 çmime Grammy në 1985 për këngën “What’s Love Got to Do With It”. Gjatë karrierës së saj të bujshme në muzikë, Turner i ka shitur më shumë se 100 milionë albume, i ka fituar tetë shpërblime “Grammy” dhe një çmim special i cili i nderon arritjet e saj në muzikë.

Klan News