Flet nëna e re që humbi bashkëshortin në aksident

Një nënë e re, pas vdekjes së bashkëshortit të saj në një aksident me makinë u shpreh se jeta nuk është e drejtë. Për të është e frikshme të përballet me jetën dhe të kujdeset e vetme për vogëlushin e saj.

Yohei dhe Suz ishin bërë prindër para 10 muajve dhe ishin shumë të lumtur dhe të entuziasmuar për familjen e tyre.

Bashkëshorti  i saj ishte një mësues i dashur në Kolegjin Shtetëror Nambour, në Japoni. Tani që ka mbetur e vetme, Liz e ndjen veten të pasigurt sesi do të mbijetojë.

Jam e shkatërruar dhe ndjej një zbrazëti në zemër. Nuk e di si do përballem me jetën, pa gjysmën time”, shkruan në Facebook zonja Suzuki.

Ajo e kujton bashkëshortin e saj si babain dhe burrin më të mrekullueshëm që dikush mund të ketë.

Suz e di që duhet të bëhet e fortë për djalin e saj, Hugo, por e ka të vështirë të ecë përpara me dhimbjen që ndjen brenda vetes./tvklan.al