Jeton në kushte të vështira, nëna e dy fëmijëve kërkon ndihmë


Jeton në kushte të vështira, nëna e dy fëmijëve kërkon ndihmë

15:10 23/09/2020

Një nënë 33-vjeçare e cila ka lindur në një fshat të Fierit, është ndarë nga bashkëshorti i saj kur ishte në muajin e 8-të të shtatzënisë pasi ai filloi të luante bixhoz dhe të harxhonte lekët në shtëpi. Ajo ka kaluar vështirësi të shumta gjatë këtyre viteve dhe një ndër to është edhe gjendja ekonomike. 33-vjeçarja ka pasur të vështirë t’ia dalë e vetme, pasi nuk i ka marrëdhëniet e mira me familjarët e saj dhe nuk ka asnjë mbështetje.

Ajo nuk punon, sepse nuk mundet për shkak të një problemi shëndetësor që ka në shtyllën kurrizore dhe që i ka dëmtuar rëndë njërën këmbë. Jeton me qera, e përballon me shumë vështirësi jetesën dhe kërkon ndihmë.

Gjendja e saj psikologjike është e rënduar, madje ka pasur momente që ka dashur të vrasë dhe veten. Ajo kërkon një Kemp dhe një asistencë për fëmijët e saj, për të cilët babai i tyre nuk përgjigjet ndaj detyrimeve që ka.

Ka trokitur shpesh në dyert e Shërbimit Social, madje për herë të fundit përpara pak muajash, ia plotësojnë dokumentat dhe nuk merr më tej asnjë përgjigje.

33-vjeçarja: Unë nuk kam bukë për t’i dhënë fëmijëve. Në punë nuk më marrin se kam një problem në shtyllën kurizore. Kur jam ndarë, kam bërë edhe letrat për shtëpi në Bashkinë e Fierit.

Mirela Milori: E ke statusin e të papunës dhe të pastrehës?

33-vjeçarja: Po po i kam të gjitha.

Mirela Milori: A ke marrë gjë për këtë status?

https://youtu.be/Kulxsxam6b0

33-vjeçarja: Jo asnjë gjë.

Mirela Milori: A je regjistruar diku?

33-vjeçarja: I kam bërë të gjitha, nuk kam lënë vend pa shkuar. Këto muajt e fundit kam aplikuar shumë herë për Kempin dhe në fund vjen përgjigjia për jo.

Mirela Milori: Çfarë problemi ke me shtyllën kurizore?

33-vjeçarja: E kam të lindur, është e deformuar.

Mirela Milori: Po pse nuk e merr Kempin me ketë gjendje?        

33-vjeçarja: Nuk e di, nuk e kuptoj. Më thonë nuk përfiton. /tvklan.al





Të ngjashme