Albert Zykaj i ftuar në programin “Historia ime” ka rrëfyer ditën e sotme historinë e tij të pazakontë. Pas lindjes së vajzës me partneren e dytë, ata vendosin të largohen drejt Francës dhe bënë të gjitha përpjekjet për të kërkuar azil politik.

Fillimisht Alberti pranon se gënjeu duke thënë se ishte në hasmëri, por kjo tezë nuk funksionoi për të marrë dokumentet, prandaj mendoi të shtirej si i sëmurë mendor. 56-vjeçari kërkoi nga drejtoresha e kampit ku po qëndronte që ta shtronte në psikiatri, sepse kishte probleme me ankthin dhe depresionin. Në studio, ai rrëfen se kushtet e vështira të kampit e kishin detyruar të ndërrmerte veprime të tilla.

Mirela Milori: Vendose përsëri të largohesh drejt Francës, të tre?

Albert Zykaj: Po!

Mirela Milori: Në kampin e azilantëve atje, apo jo?

Albert Zykaj: Po në kampin e azilantëve.

Mirela Milori: Filoi procesi i dokumentave, çfarë ka ndodhur aty?

Albert Zykaj: I thoja që jam me hasmëri. Çfarë t’ju thoja tjetër!

Mirela Milori: Si ishte jetesa në kamp me ish-nusen?

Albert Zykaj: Si mos më keq, të tregoj të drejtën. Ishim në një pyll ku kishin ndenjur derra, lopë, në ato stalla dhe ne rrinim. Dhe ca baranga, ca llamarina që të përvëlonin. Çfarë të flas? Hanim bukë çfarë ngelej në dyqane dhe supermarkete, ato që dilnin jashtë loje hanim ne, banane të kalbura.

Mirela Milori: Sa veta ishin në këtë kamp?

Albert Zykaj: Ai kampi kishte gati 80-90 veta!

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia jote me Silvanën?

Albert Zykaj: Shumë e mirë, e rregullt, pa probleme. Unë po kërkoja të merrja gjithmonë azilin, e pashë që nuk po mund të fitoja vetëm me historinë që po tregoja, që isha në hasmëri dhe u detyrova të shtrohesha gjasme isha me depresion, nuk jam në rregull, po më afrohet një ankth, u thoja.

Mirela Milori: Pra drejtoreshës së kampit i thoje nuk je mirë nga gjendja mendore?

Albert Zykaj: Për të fituar dokumentet gjithmonë. I thoja të lutem më shtro në spital të paktën. Pranova vetë të shkoja në spital.

Mirela Milori: Në spitalin Psikiatrik?

Albert Zykaj: Po!/tvklan.al