Melania Trump po bëhet gati që të ndahet nga Donald Trump. Mediat ndërkombëtare duke iu referuar ndihmësve të tyre në Shtëpinë e Bardhë, raportojnë se Malania po bëhet gati për ndarje.

Po ashtu bëhet me dije se çifti presidencial nuk kanë pas një marrëdhënie të mirë dhe gjatë kohës që kanë qëndruar në Shtëpinë e Bardhë, pasi kishin dhoma gjumi të ndara.

Ish-ndihmësi i tyre në Shtëpinë Bardhë, Omarosa Manigault Newman, pretendon se martesa 15-vjeçare e çiftit ka mbaruar dhe shton se “Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe ajo mund të divorcohet”.

Më tej i shton se nëse Melania bën hapa shumë shpejt, Trump do të gjejë një mënyrë për t’u hakmarrë.

Por edhe nëse ndodh ndarja, Trump dhe Melania nuk do të flasin keq për njëri tjetrin, pasi kanë nënshkruar një kontratë për një gjë të tillë./tvklan.al