Ndërtohet në formatin 3D koka e Jul Cezarit. Me një ekspresivitet të qetë, me sy të vegjël dhe të afruar, më flokë të rënë dhe një kokë pak më të madhe se normalja, ndoshta për shkak të vështirësive gjatë lindjes.

Ndërtimi i fytyrës së tij është realizuar nga Museu Kombëtar i Antikitetit të Leida në Vendet e Ulëta, më ndihmën e Maja D’Hollosy, arkeologë dhe antropologe fizike e specializuar në rindërtimin e fytyrave.

Ajo ka arritur ta realizojë duke u nisur nga një bust në mermer që ruhet në museum holandez, dhe që konsiderohet si më i lashti ekzistues i gjeneralit të madh romak.

Sipas specialistëve, është përdorur edhe një bust tjetër që ruhet në Romë dhe monedha të epokës, dhe pas përpunimit të të dhënave me shumë kujdes, është arritur në rezultatin aktual.

Kjo ka ngjallur kërshërinë e studiuesve dhe jo vetëm, pasi ai ishte diktatori, konsulli, oratori dhe një ndër personazhet më me influencë në botë në historinë e njerëzimit.

Klan Plus