Kreu i Komisionit Europian u përpoq të ulë tonet kritike të Brukselit ndaj kabinetit të ri populist italian. Në një intervistë për të përditshmen gjermane

“Märkische Allgemeine

”, Jean-Claude Juncker i përcjell Gjermanisë një mesazh, kur thotë se Italia duhet trajtuar me respekt. Junker kërkon që të mos bëhen të njëjtat gabime, siç ndodhi me krizën greke. Vullneti i popullit grek u shkel me këmbë. Ndaj dhe sipas tij, nga ajo krizë duhet të jenë nxjerrë mësime. Vëmendjen ia tërheq asaj që nga që e identifikon si “hapësira gjermanishtfolëse”. Nëse me Italinë bëhen të njëjtat gabime, pasojat do të ishin shumë herë më të rënda – thekson Juncker.

Kreu i Komisionit Europian shprehet se duhet respektuar vullneti i popullit italian, që ka një shije të hollë për mirëqenien e vendit të tyre dhe kërkon bashkëpunim me qeverinë e Giuseppe Conte. Ditët e fundit, zyrtarët e komisionit europian paralajmëruan Italinë me pasoja të rënda nëse heq dorë nga politikat e kursimeve.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel shfaqi shenja miqësore ndaj qeverisë së re italiane. Ajo i telefonoi kryeministrit Giuseppe Conte për ti shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe ftoi të takoheshin gjatë samitit të G7-ës më 8 qershor në Kanada.

Tv Klan