3 deputetë gjermanë, pjese e grupit të bashkëpunimit Gjermani-Shqipëri, pas takimeve me përfaqësues të parlamentit, qeverisë dhe shoqërisë civile në Tiranë, te njohur me krizën politike sugjerojnë që institucionet shqiptare të respektojnë Kushtetutën dhe zgjedhjet të zhvillohen në afatet kushtetuese. Kjo është përgjigjja që ata dhanë kur u pyeten në një konferencë për shtyp nëse duhet që institucionet ligjzbatuese ta zbatojnë vendimin e Presidentit për të ndryshuar datën e zgjedhjeve.

“Nuk e konsideroj si përgjegjësi apo kompetence timen që t’i jap përgjigje  pyetjeve mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Kushtetuta është baza e të gjithë institucioneve  shtetërore dhe gjithsekush ka besim tek ajo që përcakton kushtetuta. Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazua në kushtetutë.”

Deputetet e Bundestagut u shprehen kundër bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve nga opozita, e po ashtu edhe kundër protestave të dhunshme. Shpjeguan se nuk u takuan me përfaqësues të Partisë Demokratike, pasi thanë se në axhendë kishin takime vetëm me partitë parlamentare.

“Demokracia përfaqësuese është organi më i lartë demokratik i një vendi. Kjo është ideja që kam unë. Si demokrat unë mendoj që procesi zgjedhor përfaqëson konkurrencën midis partive politike. Secila parti, ka të drejtën e saj për të marrë pjesë në këtë proces konkurrimi apo jo. Do të jenë zgjedhësit ata që do të vendosin se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri janë mirinformuar lidhur me të çfarë do apo s’do dikush.”

Kjo situate, thotë Jaratoviç, do të ketë ndikim në vendimmarrjen për negociatat.

“Nëse kjo është një krizë politike apo jo, këtë do ta tregojë e ardhmja. Situata aktualë do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit Europian. Duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave, kemi nevojë të gjejmë sa më shumë argumente që të bindim që shqipëroi është pjesë integrale e Europës. Kjo është dhe bindja ime. Por, sigurisht që do të flasim hapur si europianë. Duart ta themi qetësisht që jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziast për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.”

Jaratoviç, njohës i mirë i Ballkanit, thotë se ne Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit politikanet vuajnë nga sindroma e sanaderizmit, kryeministrit kroat i arrestuar për korrupsion, ndaj ai nxiti vijimin e reformës në drejtësi.

Sa i takon integrimit ai është i bindur se Shqipëria ë meriton atë edhe si nxitje për të vijuar me reformat, ndërsa deklaron se në Shqipëri ka politikanë që nuk e duan dhe e pengojnë këtë proces.

Edhe në Shqipëri apo rajon nuk janë të tërë entuziastë për një anëtarësim të mundshëm. Besoj i referohem këtu të gjithë atyre që kanë një lloj droje përkundrejt kapitujve 23, 24.

“Unë gjithnjë e kam thënë në bisedat e mia, dhe jam i bindur se integrimi në BE nënkupton para së gjithash ofrimin e shansit më tepër për demokratizimin e vendeve përkatëse.”

Kriza politike në Shqipëri e ka ndarë Bundestagun për sa i përket zhvillimit të zgjedhjeve, apo hapjes së negociatave, me disa deputetë të grupit parlamentar të CDU/CSU që është për shtyrjen e vendimit dhe të datës së zgjedhjeve dhe disa të tjerë që janë pro hapjes se negociatave dhe zhvillimit të zgjedhjeve me 30 Qershor.

Tv Klan