Milan barazon me Napolin në “San Siro”

Juventusi mori një tjetër fitore këtë herë në transfertë. Në Bergamo ndaj Atalantas bardhezinjtë triumfuan 3-1 dhe tashmë janë në krye të renditjes me 35 pikë. Pas pjesës së parë pa gola ku Atalanta humbi një penallti në fillim të pjesës së dytë ishin vendasit që kaluan në avantazh me anë të Gosens.

Higuain arriti të shënojë golin e barazimit. Juventus shënoi edhe golin e dytë sërish me Higuain. Goli i tretë erdhi nga Dybala 2 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt.

Mes Milanit dhe Napolit përfundoi në barazim 1-1. Çdo gjë u vendos në pjesën e parë të takimit. Në minutën e 24 shënoi Napoli me Lozano ndërsa 5 minuta më pas barazoi Milan me Bonaventura.

Tv Klan