Juventus thuhet se po kërkon të nënshkruajë marrëveshje me futbollistin e Sassuolos, Manuel Locatellin dhe do të veprojë së shpejti, pasi edhe disa skuadra të tjera gjithashtu po tregojnë interes për mesfushorin.

Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër është përqendruar tek lojtari  italian, i cili ka shkëlqyer gjatë kohës së tij me Neroverdit.

Locatelli u transferua nga Milano në Sassuolo, si huazim në Gusht të vitit 2018

23 vjeçari duket se ka bërë përshtypje në Mapei Stedium dhe ka fituar një vend në skuadrën e Italisë, e cila udhëhiqet nga Roberto Mancini, duke shënuar edhe golin e tij të parë në Kualifikueset Botërorit, kundër Bullgarisë të dielën.

Ecuria mjaft e mirë e mesfushorit të Sassuolos ka ngjallur interes nga skuadra të tjera europiane dhe vlera e lojtarit është rritur.

Raportohet se Juventusi do të përpiqet të nënshkruajë me Locatellin dhe shpreson ta transferojë sa më parë, veçanërisht me Kampionatin Europian që po afrohet.

Klan News