Ka 7 vite që nuk i pret flokët, modeli: Më kanë zili njerëzit – TV KLAN

Ka 7 vite që nuk i pret flokët, modeli: Më kanë zili njerëzit

Aktori dhe modeli Cristiano Braga, nga Minas Gerais, Brazil, mori një vendim në vitin 2012 duke mos prerë flokët e tij. Sot ai është bërë një “Rapunzel”, por në versionin mashkull.  28-vjeçari ka thënë se ka shumë persona që e paragjykojnë dhe nuk ngurojnë ta ofendojë duke e quajtur atë “ një grua e shëmtuar”, por të riut nuk i bëjnë përshtypje komentet fyese. Ai shprehet se njerëzit janë xhelozë dhe prandaj e ofendojnë.

“Ishte një kohë që flokët u rritën shumë dhe kritikat ishin të shumta. Shumë prej tyre më thërrisnin grua me flokët si një fshesë. Madje nuk munguan dhe komentet si : je i shëmtuar, priji këto flokë”.

Braga, kujdeset shumë për flokët e tij dhe i trajton ato me produkte natyrale, aloe vera, avokado, kamomil, rozmarinë dhe thotë se gratë shpesh shprehin zili.

Modeli ka treguar se janë të shumtë ata që nuk e besojnë se i ka flokët e tij.

“Marr shumë pyetje të tipit nëse kam vënë paruke, sepse flokët e mi shkëlqejnë shumë”./tvklan.al

 

Kategori
LifestyleTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione