Kadri Veseli niset drejt Hagës

Kadri Veseli niset drejt Hagës

16:54 09/12/2019

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka udhëtuar në Hagë.

Ai nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veseli para nisjes tha se është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së”.

Ai tha se ndihet krenar që ka pasur fatin ti shërbejë popullit për liri e pavarësi.

“Dua të them të rikonfirmojë edhe një herë me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

Gjykata Speciale është duke hetuar krimet e luftës si dhe ka mandate të merret edhe me krimet e fazës së parë të pasluftës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota për i patën thënë po themelimit të kësaj gjykate.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi