Nëse e sheh Alma Bektashin sot, padyshim e përkufizon si një zonjë plot klas e finesë. Mirëpo, në fëmijëri ka qenë një çamarroke moskokçarëse.

Kështu rrëfeu ajo sonte përballë fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan”. Artistja tregoi se ka qenë një fëmijë i hedhur, që lunnte me çunat e lagjes.

Asia: Alma, po ti ke qenë e urta apo çamarrokja e familjes?

Alma: Unë kam qenë një fëmijë i hedhur, luaja me çunat e lagjes, bëja gara me ta, shkoja tek lumi, mezi mblidhesha në shtëpi. Nuk jam krenare, por kam rrahur edhe një çun se më ngacmoi motrën./tvklan.al