Policia arreston një 41-vjeçar si autor, sekuestrohet pushka dhe disa fishekë

Një 41-vjeçar i identifikuar si Fatos Lamaj u ndalua nga policia në Memaliaj.

Arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e të enjtes kanosi me armë zjarri avokatin Andrea Zotaj dhe nipin e tij. Këta të fundit po lëviznin me automjet në fshatin Qesarat, ndërsa Lamaj u zuri pritë dhe qëlloi në ajër. Autori i kësaj ngjarjeje u identifikua pasi policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Blutë njoftojnë se gjetën edhe armën e përdorur në këtë ngjarje dhe të cilën autori e kishte fshehur në pyll së bashku me një sasi fishekësh.

Motivet e kësaj ngjarje ende janë të paqarta, teksa avokati Lamaj pretendon se kanosja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Klan News