Policia Kufitare e Vlorës sekuestroi rreth 380 kg kanabis, e fshehur rreth 20 metra larg bregut të detit në Akërrni të Vlorës.

Prej disa ditësh Policia e Vlorës kishte marrë informacion se në këtë zonë po grumbullohej një sasi lënde narkotike me qëllim për ta trafikuar jashtë vendit me gomone.

Nga kontrollet policia gjeti  19 pako me një sasi rreth 380 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa të fshehura në shkurre rreth 20 m nga bregu i detit.

Uniformat blu gjetën edhe një skaf pranë Novoselës, i cili do shërbente për transportin ë lëndës narkotike të sekuestruar në Hidrovor.

 Nuk dihen poseduesit e lëndës narkotike dhe të skafit. Policia po heton për të zbuluar identifikimin e autorëve.

Tv Klan