Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është vënë në pranga nga policia.

“Si rezultat i punës së  mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit””, thuhet në një njoftim të policisë.

Ky person më 18 Prill të këtij viti ka plagosur me armë zjarr një 54-vjeçar. Ngjarja atë kohë ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës, ndërsa mësohet se 53-vjeçari ka qëlluar me armë për motive të dobëta. /tvklan.al