Një sasi e madhe drogë me vlerë 1 milion e gjysmë Euro është kapur në Raguza të Italisë. Mësohet se në pranga kanë rënë dy shqiptarë me inicialet C. J, 26 vjeç dhe  A.A 28 vjeç.

Sipas mediave italiane një fugon kishte tërhequr vëmendjen e karabinierëve dhe këta të fundit janë vënë në ndjekje të tij.

Njëri prej shqiptarëve është nervozuar në kohën që u ndalua. Pasi u la i lirë, policia ndoqi fugonin deri në momentin që trafikantët hynë në banesë ku dhe u prangosën.

Droga ishte ndarë në 45 thasë plastikë të mbushur me marihuanë. Gjithashtu në banesën e tyre u gjetë dhe 3,000 Euro.

/tvklan.al