Zbulohet në Maltë një tjetër sasi kokaine me destinacion Shqipërinë. Sipas mediave vendase në 2 kontenierë, që kishin destinacion final Portin e Durrësit u gjetën 48 kilogramë kokainë me vlerë 5.4 milionë euro.

Të njëjtat burime thanë se u zbulua edhe një konteiner i tretë me që kishte në brendësi 98 kilogramë kokainë dhe që udhëtonte drejt Malit të Zi.

E gjithë vlera e drogës e ndarë në 120 pako dhe që vinte nga Amerika Latine arrin në 15.7 milionë euro. Kjo është sasia e tretë e kokainës e kapur në këtë vend e nisur për në Shqipëri.

Autoritetet malteze kanë ngritur alarmin për sasitë e mëdha të kokainës që po kalojnë tranzit kohët e fundit në vendin e tyre, pasi vetëm për këtë vit janë sekuestruar rreth 750 kilogramë kokainë.

Tv Klan