Edhe pse ishte ndarë me të dashurën, një i ri shqiptar nuk mund ta pranonte këtë fakt. Igland Bodinaku, 28 vjeç, i cili banonte prej vitesh në qytetin Gela, Itali është vënë në pranga nga karabinierët, pasi ka dhunuar ish partneren.

Sipas mediave italiane, Bodinaku nuk ishte dakord për ti dhënë fund marrëdhënies dhe ka sulmuar 27- vjeçaren të premten e kaluar. Ai e kishte pritur atë teksa ajo po kthehej në banesë dhe e kishte sulmuar në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rëndë në fytyrë.

Ndalim i tij u bë në Lungomare Federico II di Svevia pas denoncimit të mbërritur në polici nga ish gruaja. Edhe pse ai ka tentuar tu largohet karabinierëve, ata kanë mundur ta arrestojnë.

Bodinaku u dërgua në burgun e Gela dhe do të dënohet për veprën penale të dhunës.

/tvklan.al