Siç edhe ishte parashikuar vendi ynë është pushtuar nga reshjet e shiut. Këto pamje që shikoni tregojnë se edhe Tirana është përfshirë nga një rrebesh i fortë shiu.

Në fakt, sinoptikanët thonë se e enjtja do të jetë dita që do të sjellë një masë më të ftohtë ajri, ku në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.

Dy javët e fundit të Prillit do të mbyllen me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët. Problem do të jetë era deri 70 km/orë.

Për sinoptikanët temperaturat në pjesën e dytë të muajit do të jenë tipike pranverore, ndryshe nga ato që përjetuam në 15 ditëshin e parë të Prillit./tvklan.al