Katastrofat natyrore që mund të na zhdukin në çdo moment


Katastrofat natyrore që mund të na zhdukin në çdo moment

12:31 27/01/2020

Zjarret dhe stuhitë që përfshinë Australinë, shpërthimi i vullkanit në Filipine kanë krijuar përshtypjen se katastrofat natyrore po bëhen më të zakonshme.

Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi ekzistojnë disa zona “të nxehta”, që nga momenti në moment mund të shkaktojnë katastrofa të mëdha.

1. Shpërthimi i supervullkanit “Yellowstone”, në Parkun Kombëtar “Yellowstone”.

Parku në të kaluarën ka përjetuar disa shpërthime katastrofike dhe gjeologu Jerzy Zaba, vitin e kaluar parashikoi se një shpërthim i mundshëm do të shkatërronte pjesën më të madhe të SHBA-së dhe mund të shkaktonte vdekjen e 5 miliardë njerëzve nëpër botë.

2. Shpërthimet vullkanike në Indonezi

Indonezia nuk është e panjohur për sa i përket shpërthimeve vullkanike, kujtojmë këtu shpërthimin në malin Merapi në vitin 2018.

Një kërcënim më i madh për vendet e Azisë Juglindore mund të jetë liqeni vullkanik Toba, i njohur gjithashtu si “vullkani i harruar”.

Liqeni vullkanik shtrihet në majë të një krateri të madh vullkanik, i cili ende konsiderohet të jetë në një fazë të “ringjalljes”. Çdo shpërthim i madh mund të shkaktojë potencialisht një tsunam të madh.

3. Tërmete në Kili

Kili në bregdetin perëndimor të Amerikës së Jugut, mund të përfshihet nga një tërmet i madh.

Kjo zonë dallohet për një sizmicitet të lartë dhe nuk përjashtohet mundësia që tërmeti të shoqërohet gjithashtu edhe nga një cunam shkatërrues.

4. Rritja e nivelit të oqeaneve

Sipas një studimi të fundit për klimën, niveli i ngritjes së detit mund të largojë 300 milionë njerëz nga shtëpitë e tyre deri në vitin 2100.

Studiuesit shtojnë se deri në fund të shekullit 21, vijat bregdetare në të gjithë globin do të bëhen të panjohura duke rritur nivelin e oqeaneve.

Zonat kryesore të popullsisë që mund të preken drejtpërdrejtë, si rezultat i ndryshimit të klimës janë Bregdeti Lindor dhe Perëndimor i Amerikës, Kina, Tajlanda dhe pothuajse i gjithë Vietnami.

5. Stuhi e madhe diellore

Në vitin 2012, toka u godit nga një stuhi diellore më e fuqishme e 150 viteve të fundit.

Një stuhi e ngjashme do të ishte katastrofike, duke shkaktuar probleme të mëdha me internetin dhe pothuajse vështirësi në të gjitha llojet e komunikimeve

6. Asteroidë që godasin tokën

Shumë shkencëtarë janë të mendimit se në vitin 2028, një asteroid do të kalojë shumë afër Tokës dhe nëse ai e godet atë, atëherë pasojat do ishin të mëdha sepse do zhdukej pjesa më e madhe e jetës në planet.

7. Sëmundjet ngjitëse

Epidemia Ebola, në vitin 2014 shkaktoi vdekjen e 12 000 njerëzve dhe u përhap në disa kontinente brenda disa muajsh.

Së fundmi, koronavirus që e ka origjinën në Kinë është përhapur në Japoni dhe Tajlandë. Përhapja e tij e mëtejshme në vendet e ndryshme të globit do të kishte pasoja shkatërruese në të gjithë botën./tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi