Keidi Bare e shpërbleu me gol besimin që i dha traineri Diego Simeone në ndeshjen finale të Audi Cup, që Atletico Madrid fitoi me Liverpool.

Në minutën e ’33, 19 – vjeçari shqiptar ishte në ndjekje të aksionit dhe shfrytëzoi më së miri mundësinë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Goli i Bares la me gojë hapur trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp.

Një 11-metërsh i dyshimtë i dha barazimin Liverpool-it. Penalltia u shënua nga Roberto Firmino. Skuadra fituese u përcaktua pas goditjes së 11-metërshave, aty ku Atletico u tregua më e saktë dhe triumfoi 5-4.

Në ndeshjen tjetër Bayern humbi sërish. Napoli fitoi 2-0 ndaj skuadrës së Ancelottit me gola të Koulibaly dhe Giaccherini.

Tv Klan