Spektakli “Love Story” në TV Klan ka arritur të thejë rekorde shikueshmërie, teksa shumë emocione dhe lotë, shoqëruan natën e dytë të këtij show.

Kejda, një nga vajzat në garë për të fituar zemrën e Saimirit, ka folur së fundmi për ngjarjet e ndodhura gjatë javës, mes 33-vjeçarit dhe konkurrenteve të tjera.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, bukuroshja ka përmendur katër emrat e vajzave që ajo i shikon si konkurrente më të forta në këtë rrugëtim të romancës live.

“E pash pak konkurrencën tek disa vajza, jo tek të gjitha, disa janë shumë të qeta edhe për të qenë pjesë e programit mendoj. Diku tek 4 vajza ka konkurrencë mendoj. Mendoj se konkurrentet më të forta janë Arjana, Suela, Vivien dhe ndoshta Meri”, tha Kejda.

Ndërkohë, ajo ka folur edhe për faktin që publiku e zgjodhi si të preferuar, ndërkohë që Saimiri ende nuk ka rezervuar një takim me të.

Nuk ka lënë pa komentuar as takimin e tij me Viven, për të cilin është shprehur se puthja ka ndikuar jo vetëm tek protagonisti, por edhe tek publiku.

“Publiku më zgjodhi por Saimiri jo, mendoj se jam pak e zhgënjyer, prisja të paktën një takim të vogël. Kam qenë e sigurt që në fillim që vivien do ishte e zgjedhura e Saimirit sepse puthja që ajo i dha ka pasur ndikim shumë të madh, jo vetëm te Saimri por edhe tek publiku”, ka deklaruar Kejda.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al