Peshqiri i banjës nuk përdoret më vetëm, pasi del nga dushi. Ai është kthyer në tendencë dhe mjaft personazhe të njohur kanë dalë në publik veshur me robdeshambër apo peshqir.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rira Ora u kujdes të tërheqë vëmendje që në paraqitjen e saj të parë në evenimentin e madh muzikor, ‘MTV Europe Music Awards’, në Wembley të Londrës e veshur me robdeshambër dhe atlete. Por kjo tendencë duket mjaft e përhapur edhe në Shqipëri.

Në puntatën e parë të emisionit “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella doli para publikut e mbuluar me peshqir. Por vetëm pak minuta më vonë ajo e hoqi atë dhe tregoi se poshtë tij kishte veshur një fustan bust të zi.

“Në fakt nuk isha në dijeni që kishte nisur Xingu dhe koha nuk premtoi që të bëhesha gati tamam”,

tha Kthella teksa hoqi peshqirin.

/tvklan.al